Albanian Times: "S’ka konsensus PS-PD per presidentin, rrezikohen zgjedhje të reja"

Kryeministri Berisha në një fjalim të gjatë, në Parlament, bëri të ditur se duhet të kalojë patjetër në votim, sepse kështu shpëtohet gabimi i bërë nga politika shqiptare, që ka shkelur mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Berisha deklaroi mbrëmë pak minuta para mesnatës, se nëse nuk gjendet konsensusi mes palëve të politikës, atëherë Parlamenti duhet me patjetër të kalojë në votim, pasi në këtë mënyrë respektohet Kushtetuta e Shqipërisë. Kryeministri Berisha në një fjalim të gjatë, në Parlament, bëri të ditur se duhet të kalojë patjetër në votim, sepse kështu shpëtohet gabimi i bërë nga politika shqiptare, që ka shkelur mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Ai paraqiti para deputetëve të maxhorancës dhe opozitës zgjidhje të kësaj krize, vazhdimin e konsensusit në Parlament, respektimin e Kushtetutës, pra kalimin në votim për president si dhe ndryshimin e Kushtetutës që presidentin të zgjidhet direkt nga populli.

Berisha pas fjalimit të Blushit, kryetari i PD-së dhe kryeministri i Shqipërisë, shpjegoi arsyet se pse nuk e takonte Edi Ramën për të zgjidhur krizën presidenciale. Sipas tij, Edi Rama ka kërkuar një takim të drejtëpërdrejtë me të, vetëm për dy minuta. “Unë i them jo dy minuta, një orë vetëm për vetëm, por të di se çfarë është. Se gjëra të tilla nuk kanë ndodhur kurrë. I them të krijojmë formatin, unë, me dy parti që do të mandatohen nga koalicioni i djathtë, ju po ashtu”, - tha kryeministri Berisha.

Ai hodhi poshtë faktin se po bëhen manovra dhe shitje dhe blerje votash mes deputetëve të maxhorancës, pasi sipas Berishës, maxhoranca i ka 81 votat, i mungojnë vetëm tre të tilla për ta zgjedhur vetë presidentin e Republikës. “Unë jam për negociatam, por unë do t’i përmbahem dhe iu kërkoj deputetëve të rikthejmë dinjitetin e këtij Kuvendi pasi do të dalim me një damkë që se ka marrë asnjë parlament”, - theksoi më tej Berisha.

Sipas tij, Kushtetuta e ka këtë në çdo paragraf, duke mos votuar në raunde njëri pas tjetrit. “Burrat janë burra, marrin vendime që ju përkasin. Edhe njëherë u bëj thirrje atyre të cilët mund të mendojmë se i kam lënduar ju kërkoj ndjesë. Ky është një proces themelor për çdo shqiptar dhe unë kërkoj nga ju që Kushtetuta e vendit të mbizotërojë”, - theksoi më tej në fjalën e tij kryeministri Berisha.

Sipas tij, pasi negociatat dështuan në përpjekje për të gjetur emrin konsensual, ai ka përgatitur listen me emra dhe ia ka dërguar në zarf opozitës. Berisha bëri të ditur se emri i Spiro Koçit dhe ai i Luan Hoxhës, janë emra të nderuar që kanë dhënë kontribut në sektorin e diplomacies I pari dhe atë të ushtrisë i dyti. Sipas tij, asnjërin prej kandidatëve nuk e njihte personalisht, por i ka vlerësuar si figura. Por as zarfi nuk u pranua, prandaj nuk kishte rrugë zgjidhje tjetër, vetëm që të shkonte në seance parlamentare dhe të bënte thirrjen për zgjidhjen Brenda seances së mbrëmshme presidentin e Republikës.

Më pas kryetari i PD-së ka bërë, sipas tij, tranparencën e çështjet Topi, ai e ka mbështetur si kandidaturë edhe pse e ka ditur se nuk i ka votat për ta votuar si president të Republikës. Për këtë arsye ai i ka kërkuar nënkryetarit të zhbllokonte procesin dhe një gjë e tillë ndodhi, ai nuk pranoi të ishte listë, pasi ky ishte kushti kryesor i Edi Ramës.

Këtë fakt, Berisha e quajti fobi të kryetarit të PS-së, ndaj emrit të Bamir Topit si kandidaturë. Edhe pse Berisha e ka rrëzuar të gjithë listen e kandidatëve të paraqitur nga opozita për postin e presidentit, ai i vlerësoi mbrëmë të gjitha propozimet e bëra nga e majta, por që për të dhe për aleatët e tij ishin të papranueshëm.

Edhe njëherë Berisha i bëri thirrje që opozita t’i sjellë emrat, por jo më nga elefantët e politikës, duke i quajtur kështu figurat kryesore të politikës shqiptare. Ai tha që të gjithë kandidaturat, jo domosdoshmërisht nga politika janë të pranueshëm për negocim dhe për të marrë një vendim për të shkuar në votim. Por ky negocim nuk mund të bëhej më mes Ramës dhe Berishës, por mes të gjithë aleatëve të të dy partive më të mëdha PS dhe PD-së.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors