Albanian Times: "Jeremic: Pavaresia e Kosoves, destabilitet ne rajon"

Ministri i jashtem serb, Vuk Jeremic, tha se njohja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nga fqinjet e Serbise do te te shkaktonte nje destabilitet afatgjate ne rajon

Serbia paralajmeron fqinjet te mos njohin pavaresine e Kosoves. Gjate nje vizite ne Mal te Zi, Ministri i jashtem serb, Vuk Jeremic, tha se njohja e njeanshme e pavaresise se Kosoves nga fqinjet e Serbise do te te shkaktonte nje destabilitet afatgjate ne rajon.

“U bej thirrje shteteve te gjithe rajonit te tregojne vetpermbajtje per njohjen e pavaresise se Kosoves. Le te mos bejme asnje hap qe me vone do te ishte i veshtire te ndreqej”. Keshtu ka deklaruar Jeremic ne viziten e ministrit te pare te jashtem serb qe kur i Zi fitoi pavaresine.

Edhe njehere Jeremic theksoi se Serbia nuk do ta pranoje kurre nje kosove te pavarur. Ndersa ministri i jashtem malazez Milan Rocen tha se vendi i tij persa i perket Kosoves do te qendroje menjane deri sa kjo ceshtje te zgjidhet nderkombetarisht. (News 24)

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors