Teuta e Besa në pritje të kundërshtarëve
Po sot në selinë e UEFA-s (ora 13:30) do të hidhet edhe shorti i Kupës UEFA. Teuta për herë të pestë dhe Besa për herë të parë janë dy skuadrat shqiptare pjesëmarrëse të Kupës UEFA për edicionin 2007-2008, janë midis 74 skuadrave në turin e parë eliminator, ndeshjet e të cilave zhvillohen më 19 korrik 2007 (vajtjes) dhe 2 gusht 2007 (ardhjes). Dy ekipet shqiptare bëjnë pjesë në grupin e Mesdheut Jugor (grupi i tretë i Kupës UEFA në raundin e parë eliminator) së bashku me 22 ekipe të tjera, të ndara në dy vazo me nga 12 ekipe.
Koeficienti i skuadrave shqiptare është i ulët (1.265), por gjithsesi ato renditen në pesë skuadrat më të forta të Vazos “2”, ku bëjnë pjesë 12 ekipet e ashtuquajtura “unseeding teams”, ekipe me koeficient të ulët. Në 12 ekipet kundërshtare janë Partizani i Beogradit, Vojvodina e Novi Sadit, FK Bezanjina, Liteks i Loveçit të Bullgarisë apo Makabi Tel Aviv. Emra të tjerë janë Anorthosis Famagusta e Qipros dhe Nova Gorica.
Vazo 1
Partizani i Beogradit (Serbi), Liteks Loveç (Bullgari), Makabi Tel-Aviv (Izrael), Hajduk i Splitit (Kroaci), Novi Sad (Serbi), FK Bezanija (Serbi), Anorthosis Famagusta (Qipro), Nova Gorica (Slloveni), Slaven Koprivnica (Kroaci), Omonia Nikosia (Qipro) dhe NK Koper (Slloveni).
Vazo 2
Siroki Brijeg (Bosnjë), Zrincki Mostar (Bosnjë), Vardar i Shkupit (Maqedoni), Rabotincki (Maqedoni), Besa (Shqipëri), Teuta (Shqipëri), Hibernians (Maltë), Sliema Uonderers (Maltë), Santa Kolona (Andora), Rudar Pljevlja (Mali i Zi) dhe Buducnost Podgorica (Mali i Zi).
0 Comments:
Post a Comment