Përfundon operacioni më i madh antidrogë, 30 shqiptarë arrestohen

Përfundon operacioni më i madh antidrogë, 30 shqiptarë arrestohen


Policitë e disa vendeve europiane kane finalizuar me sukses nje operacion te gjere antidroge. Operacioni "Scanderbeg", është konsideruar si operacioni më i madh policor, që ka pasur për objekt kriminalitetin shqiptar jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

Në 15 vite ishin bërë padronë të një linje të fuqishme të trafikut të drogës në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Ndërsa si shpërndarës përdornin shtetas belg, francez dhe italianë. Operacioni ndërkombëtar antidrogë, "Scanderbeg", angazhoi në veprime të përbashkëta policitë e Belgjikës, Holandës, Luksemburgut, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe. Ai është konsideruar si operacioni më i madh policor, që ka pasur për objekt kriminalitetin shqiptar jashtë kufijve shtetërorë të Shqipërisë.

Celula e drejtimit të operacionit ishte në Liezh të Belgjikë , ku për operacionin janë angazhuar 200 oficerë policie. Janë plot 30 shqiptarë të arrestuar, të gjithë me dokumente të rregullta qëndrimi dhe 6 të tjerë të shpallur në kërkim. Akuzat e ngritura ndaj tyre, janë trafik qeniesh njerëzore e shfrytëzim prostitucioni, trafik droge e armësh, trafik automjetesh luksoze, falsifikimi dokumentesh dhe pastrim parash.

Ky i fundit mbërrinte deri në vendlindje, ku kryhej pastrimi i pasurive të siguruara nga trafiqet e gjithfarëllojshme të kryera nga të arrestuarit.

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors