Maqedonia përfshihet nga zjarret

Zjarri në fshatin e Shkupit Katllanovë dhe në vendet e banuara përreth që mbrëmë kaploi një sipërfaqe të madhe të barrit të thatë dhe pyllit, edhe pas intervenimit të shërbimit të zjarrfikësve ishte lokalizuar, sot në mëngjes përsëri është aktivizuar.

Edhe më tej është aktiv edhe zjarri në Krivollak, lokalizimi i së cilit zhvillohet më vështirë për shkak të terrenit. Krahas ekipeve të zjarrfikësve në Negotinë u angazhuan edhe ekipe nga Ushtria e Republikës së Maqedonisë.

Elena Pocevska nga Qendra për ballafaqim me kriza njofton se në Katllanovë gjatë zjarrit të mbrëmshëm është evidentuar sipërfaqe e djegur prej 60 hektarëve. Nga zjarri një shtëpi uikendi është djegur tërësisht, ndërsa dy të tjerë janë dëmtuar pjesërisht.

Në rrethin e Kriva Pallankës janë evidentuar zjarre, në fshatin Petrovicë dhe Odreno në sipërfaqe livadhi prej dy hektarëve, me ç'rast është shkaktuar dëm i vogël material, ndërsa zjarri është lokalizuar në kohë.

Në fshatin e Kumanovës, Bajllovce zjarri ka perfshire një sipërfaqe prej rreth 20 hektarëve, nuk ka dëme materiale, ndërsa stuhia e zjarri është lokalizuar në kohë.

Në rrethin e Koçanit në Zërnovski dhe rrethinë është kapluar nga zjarri një sipërfaqe e vreshtave dhe livadheve prej 30 deri 50 hektarëve. Me ndihmën e ekipeve të zjarrfikësve dhe ekipeve të MPB-së, si dhe të banorëve lokal, zjarri është lokalizuar në kohë, thotë Elena Pocevska nga Qendra për ballafaqim me kriza.

albeu

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors