Lajme Shkurt

TURQI. Turqia ka përgatitur një plan të detajuar të një operacioni për kalimin e kufirit të Irakut drejt rebelëve kurdë dhe do veprojë, nëse SHBA-ja ose forcat irakiane dështojnë në ndalimin e tyre, citohet ministri i Jashtëm Abdullah Gul.

IRAK. Pesë ushtarë amerikanë u vranë sot pas një sulmi me bombë ndaj patrullës së tyre në jug të Bagdadit, bëri të ditur sot ushtria amerikanë. U bë e ditur se shtatë ushtarë të tjerë u plagosën në këtë incident, që përfshiu sulme me armë zjarri të kalibrit të vogël dhe granata.

RUSI. Një numër mortajash dhe granatash me mbushje raketash goditën Çinvali, kryeqytetin e Osetisë së Jugut, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfaks, që citon autoritetet lokale. Dje, separatistët akuzuan trupat gjerogjiane për goditje me artileri të një fshati, çka përbën edhe incidentin e fundit serioz në këtë rajon, që ndodhet mes Rusisë dhe Gjeorgjisë.

BRITANI. Policia britanike njoftoi sot se kishe neutralizuar një bombë në qendër të Londrës. Skuadrat e çaktivizimit të eksplozivëve u thirrën për të egzaminuar një automjet të parkuar në "The Haymarket", një rrugë në qendër të Londrës, njoftoi me anë të një deklarate policia londineze.

AFGANISTAN. Ushtarët amerikanë vranë katër civilë afganë, pjesëtarë të së njëjtës familjeje, gjatë një sulmi në provincën lindore të vendit, Nangarhar, njoftoi sot një grup afgan për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

INDONEZI. Një tërmet me magnitudë 6,0 ballë të shkallës Rihter tronditi sot provincën Lampung në ishullin indonezian të Sumatras, ku deri tani nuk janë shënuar viktima apo dëme materiale, sipas Zyrës së Meteorologjisë dhe Gjeofizikës në Xhakarta.

FRANCË. Pesë ekskursionistë vdiqën në Alpet franceze, pasi njëri prej tyre duket se ka rrëshqitur duke tërhequr edhe katër të tjerët e lidhur me të me një litar, bënë të ditur sot burime zyrtare. Aksidenti pranë fshatit La Chapelle-en-Valgaudemar në juglindje të Francës ndodhi dje pasdite, ndërsa grupi përgatitej të ngjitej në majën e malit Cime du Vallon me lartësi 3 400 metra, deklaruan burime zyrtare lokale.

TOKIO. Ish-kryeministri japonez, Kiichi Miyazawa, karriera e të cilit shtrihet që pas humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore deri në stanjacionin ekonomik të viteve '90, vdiq sot në moshën 87-vjeçare, njoftoi zyra e tij e shtypit. Miyazawa ka shërbyer edhe si ministër i Financave gjatë viteve 1986-88.

AFGANISTAN. Dy qytetarë amerikanë humbën jetën pas një atentati kamikaz në Kabul kundër një autokolone të paqeruajtësve ndërkombëtarë, njoftoi shefi i policisë kriminale të Afganistanit, Alishah Paktiaval.

AFGANISTAN. Tetëmbëdhjetë punonjës të një ekipi çminimi, që punonin për dy organizata afgane dhe të rrëmbyer të shtunën nga talebanët pranë Ghazni, afro 110 kilometra në jug të Kabulit, u liruan, pohoi njëra nga organizatat në fjalë.

GREQI. Greqia i ka kërkuar ndihmë Bashkimit Evropian për të luftuar zjarret që kanë përfshirë vendin, ndërsa Franca dhe Italia kanë dërguar secila dy avionë, bënë të ditur burime pranë skuadrave të zjarrfikësve. Autoritetet greke kanë dhënë sot alarmin e kuq në Atikë, Peloponez (jugu i vendit) në Kalkidi (veri) dhe në ishujt më të mëdhenj të Egjeut pas njoftimit nga shërbimi meteorologjik i pranisë së erërave të fuqishme në këto rajone.

IRAK. Një ushtar amerikan u vra dje në Bagdad, njoftoi sot ushtria amerikane. Vetëm gjatë këtij muaji në Irak janë vrarë 76 ushtarë amerikanë, ndërsa që nga marsi 2003 kanë humbur jetën 3 553 ushtarakë amerikanë.

BRUKSEL. Komisioni Europian u deklaroi sot vendeve më të reja anëtare të bllokut, Bullgarisë dhe Rumanisë, se përpjekjet e tyre në luftën kundër korrupsionit ishin të pamjaftueshme dhe se përballen me rrezikun e sanksioneve, nëse nuk respektonin etapat e përcaktuara.

INDI. Rebelët maoistë hodhën në erë sot një stacion treni duke shkaktuar probleme të transportit hekurudhor në disa shtete indiane, në ditën e dytë të një greve që provon fuqinë në rritje dhe koordinimin e lëvizjes maoiste. Rebelët përdorën eksplozivë të fuqishëm për të hedhur në erë stacionin hekurudhor Biramdih në një sulm mëngjesin e sotëm, në shtetin lindor të Bengalit Perëndimor, duke ndërprerë lidhjen hekurudhore midis lindjes dhe perëndimit të Indisë.

a1

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors