BE-ja nuk do të lejojë të jetë peng i Rusisë, sepse Kosova është në territorin evropian, thotë Gallak

“Çështja e Kosovës është sfida më e madhe për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian”, ka thënë Kristina Gallak, zëdhënëse e shefit të diplomacisë evropiane, Havier Solana.

Sipas saj, BE-ja nuk do t’ia lejojë vetes të jetë peng i qëndrimit të Rusisë sepse Kosova është në territorin e saj dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilitetin e Ballkanit.

“Kosova është larg Shteteve të Bashkuara dhe nuk është prioritet i tyre. Ata kanë Iranin, Irakun dhe Korenë e Veriut. Por për ne është çështja numër Një”, citohet të ketë thënë në një artikull në Heralde Tribune ka thënë zëdhënëse e shefit të diplomacisë evropiane, Havier Solana, Kristina Gallak.

Liderët e Unionit 27-kombësh kanë punuar që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të kalojë rezoluta që autorizon pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Përveç nëse Rusia papritur nuk heq dorë nga kundërshtimi, evropianët po ballafaqohen më një zgjedhje të vështirë.

Ata mund të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe të njohin Kosovën, në mungesë të rezolutës, ndonëse konsiderojnë rezolutën si esenciale për politikën e jashtme multilaterale. Por, nëse Evropa tërhiqet, kjo do të dëmtojë parimet e saj diplomatike, duke krijuar përshtypjen se Rusia, në një shkallë, kontrollon politikën e jashtme evropiane”, shkruan Herald Tribune.


[albeu]

0 Comments:

Post a Comment

Termat e Perdorimit
web site hit counterHits free web counterVisitors